Rama pritet nga homologu Frieden: Nga marsi, Luksemburgu do të ketë fluturim direkt me Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama bën me dije se nga muaji mars 2027, Luksemburgu do të ketë fluturim direkt me Shqipërinë, përmes kompanisë ajrore Luxair. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur gjithashtu takimin me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, ku në fokus kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimi europian i Shqipërisë.

”Me Kryeministrin Luc Frieden, për marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë. Nga marsi edhe Luksemburgu do të ketë fluturimin direkt me Shqipërinë, përmes kompanisë së flamurit LuxAir”,–shkruan Rama. Njoftimi për linjën e re ajrore do të lehtësojë lidhjet e drejtpërdrejta mes Shqipërisë dhe Luksemburgut, duke krijuar më shumë mundësi udhëtimi për qytetarët e të dy vendeve.

Nga ana tjetër, po sot në Luksemburg pritet të mbahet konferenca e radhës ndërqeveritare për mbylljen e bisedimeve për kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”. Në prag të konferencës Rama zhvilloi një takim me kryeministrin Luc Frieden, ku në fokus kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimi europian i Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?