Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 10:35 SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën. Mësohet se sipas pretencës së SPAK, për Emiljano Shullazin kërkohen 25 vite…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama, fotoalbum nga Ura e Mesit, ky thesar i Shkodrës, simboli i hershmërisë që grish vizitorë nga e gjithë bota

Kultura E premte, 8 Maj 2026 12:20
Rama, fotoalbum nga Ura e Mesit, ky thesar i Shkodrës, simboli i hershmërisë që grish vizitorë nga e gjithë bota
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Kryeministri Edi Rama, përmes një fotoalbumi të publikuar në rrjetet sociale, ka sjellë në vëmendje Ura e Mesit, një prej thesareve më përfaqësuese të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe një nga monumentet më mbresëlënëse të veriut të vendit.

“Çdo ditë e mbushur me vizitorë nga e gjithë bota, të mahnitur nga historia, arkitektura dhe bukuria unike e kësaj perle të trashëgimisë sonë kulturore, tanimë e rilindur”, shkruan Rama në postimin e tij, duke e cilësuar këtë monument si një dëshmi të gjallë të kujtesës historike dhe të identitetit kulturor shqiptar.

Fotografitë përcjellin atmosferën e gjallë që mbretëron çdo ditë pranë urës, turistë të huaj dhe vizitorë vendas që ndalen për të soditur jo vetëm mjeshtërinë e ndërtimit, por edhe harmoninë mahnitëse mes historisë, natyrës dhe arkitekturës. Në atë peizazh ku guri i lashtë takohet me ujin kristal të lumit Kir, vizitori ka ndjesinë se po shfleton një faqe të gjallë historie, ku koha duket se ka mbetur pezull.

E ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushati në vitin 1768, Ura e Mesit konsiderohet ura më e madhe e mbijetuar nga periudha osmane në Shqipëri dhe për këtë arsye gëzon statusin e monumentit kulturor të kategorisë së parë. Ajo ngrihet në fshatin Mes, rreth pesë kilometra në verilindje të Shkodrës, në një pikë ku natyra dhe arkitektura krijojnë një bashkëjetesë pothuajse poetike. Dikur shërbente si nyje lidhëse ndërmjet Drishtit dhe Shkodrës, duke qenë pjesë e rëndësishme e komunikimit dhe tregtisë së kohës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vetë ura është një kryevepër e mjeshtërisë tradicionale të ndërtimit me gur. E shtruar me pllaka të lëmuara dhe e ngritur mbi trembëdhjetë harqe jo simetrike, ajo shtrihet në një gjatësi prej 108 metrash dhe një gjerësi prej 3.40 metrash, çka e bën urën më të gjatë të mbetur nga periudha osmane në vend. Arkitektura e saj nuk është vetëm funksionale, por edhe estetike, sepse ritmi i harqeve krijon një elegancë të rrallë që pasqyrohet mbi ujërat e lumit Kir.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas studiuesve, ndërtimi i urës është realizuar në dy faza. Fillimisht u ngrit harku qendror dhe tre harqet pranë tij, dy në anën e majtë dhe një në të djathtë. Më vonë, kur prurjet e lumit Kir filluan të mbulonin pjesë të saj, u shtuan harqet më të vogla në të dy skajet, duke e bërë strukturën më të qëndrueshme dhe më të përshtatur me forcën e ujit. Kjo ndërhyrje dëshmon jo vetëm zgjuarsinë inxhinierike të kohës, por edhe aftësinë për ta harmonizuar veprën njerëzore me natyrën.

Mund t'ju interesojë

Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”

Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”

Para 33 minutash
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit

Para 1 ore
Rama ndan pamjet nga punimet në bypass-in Tiranës: Nyje që do të lehtësojë trafikun

Rama ndan pamjet nga punimet në bypass-in Tiranës: Nyje që do të lehtësojë trafikun

Para 1 ore

Sot, Ura e Mesit është kthyer në një nga atraksionet më të dashura turistike të Shkodrës. Vizitorët nuk mjaftohen vetëm duke soditur madhështinë e saj arkitekturore; shumë prej tyre zgjedhin të zbresin pranë ujërave të kthjellëta të lumit Kir, për t’u freskuar e për të përjetuar qetësinë që ofron ky vend i rrallë.

Më shumë se një urë, ajo mbetet një simbol i qytetërimit, i kujtesës historike dhe i shpirtit ndërtues shqiptar; një monument ku guri, uji dhe koha bashkëjetojnë në një elegancë që vazhdon të mahnisë këdo që ndalet për ta parë.

Etiketat e lidhura

albert vatajedi ramaShkoderUra e Mesit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën
Para 1 minute

SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën

Buxhetimi me pjesëmarrje në Rajonin nr. 1, investime të reja në shkollën “Abdyl Paralloi” dhe rrugën e Krastës
Para 23 minutash

Buxhetimi me pjesëmarrje në Rajonin nr. 1, investime të reja në shkollën “Abdyl Paralloi” dhe rrugën e...

Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”
Para 33 minutash

Ish-ministri paraqitet në GJKKO, pritet të dëshmojë në gjyqin e dosjes “Partizani”

Rivitalizohet lulishtja “Valmi”, një hapësirë që mbart historinë dhe kujtesën e Elbasanit
Para 38 minutash

Rivitalizohet lulishtja “Valmi”, një hapësirë që mbart historinë dhe kujtesën e Elbasanit

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 14 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 21 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.