Rama zhvilloi sot në Pogradec një takim me drejtuesit politikë të PS-së së 12 qarqeve dhe kryetarët e komisioneve parlamentare

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Pogradec një takim me drejtuesit politikë të PS-së së 12 qarqeve dhe kryetarët e komisioneve parlamentare.

Takimi nisi rreth orës 11:30 dhe, sipas medieve, diskutimet janë përqendruar fillimisht te dokumenti “Besa”, për të cilin pjesëmarrësit kanë dhënë sugjerimet e tyre.

Më tej, diskutimet janë fokusuar te forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit mes strukturave politike dhe administrative në nivel qendror e rajonal. Mediet bëjnë të ditur se Rama ka kërkuar mendimet e të pranishmëve për mënyrën se si mund të përmirësohet marrëdhënia mes ministrave, drejtuesve politikë, deputetëve dhe drejtorëve rajonalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi në Pogradec zhvillohet në kuadër të diskutimeve të drejtimit politik të Partisë Socialiste, me fokus organizimin dhe bashkërendimin e punës në qarqe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, kryeministri pritet të mbledhë të hënën ministrat, të cilët do të paraqesin një bilanc të punë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?