FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reagon Berisha pas intervistës së Ramës: Ka filluar t’i japë këshilla Europës

Kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi intervistën e kryeministrit Edi Rama për të përditshmen estoneze “Postimees”, ku u ndal te kritikat e kreut të qeverisë ndaj Europës për Rusinë.

E pyeste gazetari në Estoni, pasi ia rreshtonte akuzat për korrupsion. Përgjigjja e tij ishte: “Ja pse Komisioni Europian dhe institucionet e tjera na vlerësojnë ne, për shkak të këtyre budallallëqeve që thuhen kundër nesh.”

Kjo ishte përgjigjja e një njeriu që ka humbur mendjen dhe tani, si një aset i regjistruar apo influencues rus, ka filluar t’i japë këshilla Europës për Rusinë. U thotë që Vladimir Vladimiroviç, i drejtohet Putinit sikur të ishte nëpunës në administratën ruse. Në administratë, për afrim nuk i thonë Presidenti Putin, por Vladimir Vladimiroviç. Se ia tha Vuçiç, se kush ia tha, këtë thoshte atje“, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?