Rregullorja e re e Kuvendit, Berisha: Nuk ka pakt me PS

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se nuk ka asnjë “pakt” me Partinë Socialiste, për sa i përket rregullores së Kuvendit.

Berisha deklaroi se Partia Demokratike paditi në Gjykatën Kushtetuese rregulloren e re të parlamentit, duke sqaruar se vendimi i Gjykatës nuk lidhet me përmbajtjen, por me procedurën e miratimit, pasi rregullorja u miratua pa u konsultuar opozitën.

“Partia Demokratike paditi në Gjykatë Kushtetuese rregulloren e re të parlamentit. Gjykata Kushtetuese rrëzoi rregulloren, jo për brendinë, por për procedurën me të cilën ajo u miratua, pa u konsultuar fare me opozitën. Gjykata Kushtetuese përcaktoi një afat 30-ditor, pas të cilit parlamenti duhet të votonte rregulloren në përputhje me vendimin e saj”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?