
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka uruar shqiptarët me rastin e Festave të Nëntorit, duke zgjedhur një mënyrë të thjeshtë për të përcjellë mesazhin e tij në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në Instagram, Tahiri ka publikuar një fotografi ku shfaqet i buzëqeshur, i ulur në natyrë dhe i shoqëruar nga një qen.
Fotografinë e ka shoqëruar me një urim të shkurtër, por domethënës: “Gëzuar AL”, duke iu referuar festave kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit.
Postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij, të cilët kanë reaguar përmes komenteve dhe urimeve për Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit.
Disa prej komentuesve kanë zgjedhur ta përshëndesin ish-ministrin me mesazhe miqësore, ndërsa të tjerë kanë vlerësuar fotografinë e ndarë prej tij.
