FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Salianji denoncon: Përfaqësuesit e PS bllokojnë votimin, presion qytetarëve. Kallëzim penal për…

Kandidati i PD-së për deputet në Korçë Ervin Salianji ka denoncuar disa zyrtarë dhe komisionerë të PS-së për presion ndaj votuesve.

Sipas tij, Artan Fraolli, kryetar i PS Sheqeras dhe Skënder Nakoleci i LSI-së janë komisionerë dhe porosisin njerëzit për të votuar. Për këtë arsye përfaqësuesit e PD-së kanë kërkuar ndërprerjen e votimit.

“Shkëlqim Nakoleci, kryetar i PS Sheqeras, kërcënon komisionerët dhe votuesit. Jemi detyruar të bllokojmë procesin”, ka deklaruar Salianji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kështu, Salianji thotë se në Veliternë, procesi i votimit është bllokuar sepse 20 persona të administratës së PS rrinë tek hyrja për të ndikuar tek zgjedhësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në Orman, Behar Kreka ka votuar hapur për PS. Komisionarët tanë e kanë nxjerrë të pavlefshme dhe i ka kërcënuar. Ata po bëjnë kallëzim penal”, tha Salianji.

Orman

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?