Shkollat, sa nxënës duhet të kenë klasat e sa orë mësuesit?

 sipas të cilit, mësuesit në arsimin fillor kanë të programuar të zhvillojnë 20-23 orë në javë. Ndërsa orët e mësuesve në arsimin e mesëm të ulët, ndahen përkatësisht: a) mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë, i gjuhës së huaj, i matematikës, fizikës, biologjisë, kimisë, informatikës dhe histori-gjeografisë: 20 orë në javë; b) mësues i lëndëve të tjera 22 orë në javë c) mësues në institutet e fëmijëve me aftësi të kufizuara: 20 orë në javë; d) edukatorë (mësues ndihmës) në institutet e fëmijëve me aftësi të kufizuara: 30 orë në javë. Kurse sa u përket drejtuesve në shkollat jo të mesme, udhëzimi në fjalë përcakton që nëse je drejtor i një shkolle me 81-300 nxënës, duhet të kryesh vetëm 8 orë mësim në javë; në shkollë me 301-600 nxënës vetëm 6 orë mësim në javë; në shkollë me mbi 600 nxënës vetëm 4 orë në javë. Dhe për rastet kur je nëndrejtor, udhëzimi sqaron që për shkollën me 251-500 nxënës, mund të kryesh mësim deri në 8 orë në javë, por edhe për shkollën mbi 501 nxënës të njëjtat orë mësimi. Për të vijuar më tej me rregullat e përcaktuara për arsimin e mesëm të lartë, sipas të cilave, mësuesit e profilit gjuhë shqipe dhe letërsi duhet të kryejnë 18 orë në javë; ata të profilit gjuhë e huaj, matematikë, fizikë, biologji, kimi, informatikë dhe histori-gjeografi 20 orë në javë dhe mësuesit e lëndëve të tjera 22 orë në javë. Ndërsa më shumë orë mësimi i bie që të kryejnë mësuesit e praktikave profesionale, deri 30 orë në javë. Nga ana tjetër, lidhur me postet drejtuese të arsimit të mesëm, udhëzimi në fjalë përcakton: a) drejtor i shkollës me 81-300 nxënës 8 orë mësimi në javë; b) drejtor i shkollës me 301-600 nxënës 6 orë mësimi në javë; c) drejtor i shkollës me mbi 600 nxënës 4 orë mësimi në javë; d) nëndrejtor i shkollës me 251-500 nxënës 8 orë mësimi në javë; e) nëndrejtor i shkollës me 501-900 nxënës 8 orë mësimi në javë; f) me mbi 901 nxënë, 8 orë mësimi në javë. Për të përfunduar me kriterin e nxënësve nëpër klasa, sipas të cilit, në arsimin e ulët, klasat e parë formohet me 26-30 nxënës, kurse ato II-V formohen me 30-35 nxënës. E duke kaluar në arsimin e mesëm të ulët, por edhe të lartë, sipas të cilit,  klasat formohen me 30-35 nxënës.

 

 

ORËT E MËSIMIT PËR MËSUESIT

 

Arsim i mesëm i ulët

a)mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë, i gjuhës së huaj, i matematikës, fizikës, biologjisë, kimisë, informatikës dhe histori-gjeografisë: 20 orë në javë;

b)mësues i lëndëve të tjera: 22 orë në javë;

c)mësues në institutet e fëmijëve me aftësi të kufizuara: 20 orë në javë;

Arsim i mesëm i lartë

a)mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë: 18 orë në javë;

b)mësues i gjuhës së huaj, i matematikës, fizikës, biologjisë, kimisë, informatikës dhe histori-gjeografi: 20 orë në javë;

c)mësues i lëndëve të tjera: 22 orë në javë;

 

 

NUMRI I NXËNËSVE SIPAS KLASAVE

 

Arsimi bazë

a)Klasa përgatitore formohet me 25 fëmijë.

b)Klasa e parë formohet me 26-30 nxënës.

c)Klasat II-V formohen me 30-35 nxënës.

d)2 paralele, kur numri i nxënësve është nga

36-70 nxënës (31-60 nxënës për klasën e parë);

e)3 paralele, kur numri i nxënësve është nga

71-105 nxënës (61-90 nxënës për klasën e parë);

f)4 paralele, kur numri i nxënësve është 106-

140 nxënës (91-120 nxënës për klasën e parë);

g)5 paralele, kur numri i nxënësve është mbi

140 nxënës (121-150 nxënës për klasën e parë).

 

Arsimi i mesëm

a)Klasat formohen me 30-35 nxënës.

b)2 paralele, kur numri i nxënësve

është nga 36-70 nxënës;

c) 3 paralele, kur numri i nxënësve

është nga 71-105 nxënës;

d)4 paralele, kur numri i nxënësve

është 106-140 nxënës;

f)5 paralele, kur numri i nxënësve

është mbi 140 nxënës.

 

SHKARKO APP