Shqipëria, 67 vjet anëtare e UNESCO-s – tetë pasuri në listën botërore
Më 16 tetor 1958, Shqipëria u bë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), duke u angazhuar për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
Me 193 vende anëtare, UNESCO mbron pasuri të paçmueshme që dëshmojnë jetën njerëzore në rrjedhën e shekujve. Shqipëria kontribuon me tetë pasuri në listën e trashëgimisë botërore – materiale dhe jomateriale – që përfaqësojnë tharmin e kulturës dhe natyrës vendase.
Në listën e pasurive të regjistruara si trashëgimi botërore figurojnë, Butrinti – për peizazhin e larmishëm dhe artefaktet e kulturës greko-romake, Berati – qyteti i një mbi një dritareve, për vlerat arkitekturore dhe historike, Gjirokastra – qyteti i gurtë, simbol i trashëgimisë arkitektonike shqiptare, Liqeni i Ohrit – liqeni më i thellë në Ballkan, me biodiversitet të pasur, Lumi i Gashit dhe Rrajca – pjesë e pyjeve të hershme të ahut në Evropë.
KOHA JONË SONDAZH

