”Skemë mafioze në SHISH”, Berisha: Vlora Hyseni bashkëjetonte me Yeffet, SHISH ishte në dorën e Agasit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta mbi marrëdhëniet mes ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, biznesmenit Ron Yeffet dhe Ergys Agasit. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha tha se Hyseni, e pyetur për raportet e saj me Ergys Agasin, ka mohuar të ketë pasur një marrëdhënie të veçantë me të. Sipas tij, ajo ka deklaruar se bashkëjetonte me biznesmenin Ron Yeffet.

Berisha tha se fillimisht e kishte konsideruar këtë deklaratë si një ironi, por më pas pretendoi se kishte marrë konfirmime nga burime që ai i cilësoi të besueshme. Sipas kryedemokratit, këto zhvillime ngrenë dyshime për një ndikim të dyfishtë mbi Shërbimin Informativ të Shtetit, duke përmendur në këtë kontekst emrat e Ergys Agasit dhe Ron Yeffet.

“Vlora Hyseni, e pyetur për lidhjet me Ergys Agasin, ka mohuar të ketë ndonjë lidhje të veçantë me të. Ajo ka deklaruar se bashkëjetonte me Ron Yeffet. Kur e dëgjova këtë fjalë, mendova se ishte shaka, por burime të besueshme më thanë se ajo ka shprehur një të vërtetë”, u shpreh Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai e cilësoi situatën si një “skemë mafioze”, duke pretenduar se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, nuk mund të përfshihet në skema të tilla në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Berisha iu referua gjithashtu pretendimeve për përfshirjen e Yeffet në çështjen e gazit të Delvinës, duke thënë se për këtë ekzistojnë regjistrime që, sipas tij, faktojnë përpjekje për të ndikuar mbi këtë sektor. Kreu i PD-së e lidhi situatën me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, duke pretenduar se bëhej fjalë për porosi dhe bashkërendim politik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 574 (12%)
Jo 4228 (88%)

Vota totale: 4802