FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spahiu: Vetëm një rrugë ka për të shpëtuar Dibrën, ajo është LSI

Deputeti Përparim Spahiu ka shprehur kritika për gjendjen në të cilën është lënë zona e Vojnikës dhe e Maqellarës. Përmes një postimi në Twitter, kandidati i LSI-së që kryeson listën për qarkun e Dibrës, shprehet se ka vetëm një rrugë për të shpëtuar fshatrat e Dibrës, e ajo është LSI-ja.
Spahiu ka qenë në një takim me banorët e Vojnikës dhe Maqellarës, ku ju ka bërë thirrje që të mos votojnë për ata që e lanë këtë zonë, më keq se në komunizëm.
“Vetë një rrugë ka për të shpētuar Vojnikën e gjithë Maqellarën, mos votoj ata që e kan lënë si mos më keq, më keq se dhe komunzmi, se atëhere, të paktën kishin ujë. Të mos votojnë më PS e PD. Votoni LSI, votoni ndryshe për të ardhmen e fëmijëve tuaj, ju lutem:, shkruan Spahiu.
Një ironi deputeti ka bërë edhe me inagurimin që pritet sot ti bëhet sheshit Skëndërbej. “Meqë ra fjala, ta gëzoni Sheshin Skëndërbej, do vinë dhe vojnikas të bëjnë një foto mirmëngjesi me Ju, dhe Braçen, se ky i fundit i ka merak shumë kto punët e bujqësisë”, shkruan më tej Përparim Spahiu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?