
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka marrë një telefonatë urimi nga homologja e saj kosovare, Donika Gërvalla.
Në një njoftim për shtyp, Spiropali shprehu mirënjohjen për urimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve, duke theksuar vizionin e përbashkët për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe interesit kombëtar.
“Do të jemi gjithmonë krah për krah për të çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta, duke ndërtuar ura besimi dhe duke kthyer dinjitetin kombëtar në energji zhvillimi për rajonin dhe më gjerë”, deklaroi Spiropali.