FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sulmi ndaj policisë, kërkohet ndihma e Interpol

Për të dytën seancë radhazi, Gjykata për Krimet e Rënda dështoi të niste gjykimin ndaj Suel Çelës dhe dy të akuzuarve të tjerë për sulmin ndaj policisë në portën e tregut Agro-Ushqimor në Elbasan. Shkak u bë mosnjoftimi i Çelës, aktualisht i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për gjyqin në ngarkim të tij.

Njoftimi për të ishte firmosur nga babai i tij, Petrit Çela, i cili deklaronte se i biri gjendej jashtë vendit. Gjykata urdhëroi prokurorinë të kërkojë edhe ndihmën e Policisë së Shtetit, si edhe Interpolit për gjetjen dhe njoftimin e të pandehurit Suel Çela.

Sulmi ndaj policisë në Elbasan u regjistrua në Shtator 2017, ku një mjet “Audi” përplasi mjetin e zv/drejtorit të Policisë së Qarkut Elbasan, Gjergji Oshafi duke rrezikuar edhe jetën e 3 të tjerëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria ia ka ngarkuar këtë ngjarje Suel Çelës, Enea Bekteshit dhe Kelmend Xhaferrit, të cilët akuzohen për “vrasje të punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë”, “prodhim shitje narkotikësh” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?