Takimi me operatorët turistikë në Vlorë, Gonxhja: Përmirësimi i transportit urban dhe investimet në portet turistike

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja pas takimit të mbajtur me operatorët turistikë në Vlorë u shpreh se në fokus të këtyre diskutimeve ishin ishin zgjatja e sezonit turistik, përmirësimi i transportit urban dhe investimet strategjike në portet turistike.

Përmes një postimi në rrjetet sociake ai thekson se këto projekte janë thelbësore për të forcuar ekonominë lokale dhe për ta shtrirë turizmin përtej sezonit veror.

“Në Vlorë së bashku me Kryeministrin Rama dhe operatorët turistikë, në prag të nisjes së sezonit turistik, diskutuam prioritetet për një zhvillim më të qëndrueshëm dhe më konkurrues të turizmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fokus ishin zgjatja e sezonit turistik, diversifikimi i ofertës turistike në qytetin e Vlorës, përmirësimi i transportit urban dhe investimet strategjike në portet turistike, të cilat synojnë jo vetëm rritjen e kapaciteteve pritëse për jahtet dhe turizmin detar, por edhe kthimin e Vlorës në një qendër të rëndësishme të lëvizjes dhe shërbimeve nautike në rajon. Këto projekte, të kombinuara me rritjen e standardeve dhe koordinimin institucional, janë thelbësore për të forcuar ekonominë lokale dhe për ta shtrirë turizmin përtej sezonit veror”,-shkruan Gonxhja.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?