FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Taksa ndaj Serbisë, gjenerali amerikan anulon vizitën në Kosovë

Gjenerali amerikan, Timothy Orr anulon vizitën në Kosovë, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për vendosje të taksës në produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Lajmi është njoftuar nga kreu i  Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, i cili ka vënë në dijeni Presidentin Thaci për anulimin e vizitës. Ne letër ai shkruan se Washingtoni është duke shqyrtuar edhe masa të tjera, përfshirë këtu pezullimin e programeve trajnuese dhe edukative për FSK-në.

Vizita e gjeneralit amerikan në Kosovë ishte parashikuar në datat 16-18 shkurt, në kuadër të 11 vjetorit të pavarësisë. Taksa 100% e vendosur nga qeveria e Kosovës për importet serbe është parë nga SHBA-ja dhe BE-ja si pengesë për dialogun mes dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?