Taulant Balla i përgjigjet opozitës: Niko Peleshi nuk ka bërë shkelje

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur opozitës e cila në Konferencën e Kryetarëve kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, pas seancës që zgjati më pak se 30 minuta.

“Kryetari zbaton vetëm rregulloren, nuk ka bërë asnjë shkelje. Kërkesa e opozitës është e pabazuar”, u shpreh Balla.

Balla i bëri thirrje opozitës të sjellë emrat e anëtarëve të komisioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita vazhdon me të njëjtat huqe, megjithatë sot është diskutuar edhe për këtë çështje ku është bërë e qartë nga ana e kryetarit të Kuvendit që ka autorizuar thirrjen e këshillit të legjislacionit. Është histori e vjetër që përsëritet në çdo legjislaturë”, tha Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?