Taulant Balla reagon pas vizitës në Berlin: Do rrisim investimet gjermane në Shqipëri

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, ka vlerësuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë pas një vizite zyrtare në Berlin së bashku me Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi dhe një grup deputetësh të mazhorancës dhe opozitës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla u shpreh se do rrisim investimet gjermane në Shqiperi dhe se Gjermania ka qenë ndër partnerët më të rëndësishëm të Shqipërisë gjatë 35 viteve të fundit, duke u renditur e para për mbështetjen e drejtpërdrejtë ndaj vendit. Ai theksoi se aktualisht marrëdhëniet mes dy shteteve janë në nivelin më të lartë historik, duke reflektuar një bashkëpunim të konsoliduar në shumë fusha.

Sipas Ballës, të dy vendet bashkëpunojnë ngushtë edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare ku janë anëtare, ndërsa Gjermania mbetet një nga mbështetëset kryesore të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimi Evropian. Balla nënvizoi gjithashtu se në vijim pritet të rritet prania e kompanive gjermane në Shqipëri, duke e konsideruar këtë një tregues të rëndësishëm të besimit ekonomik dhe forcimit të mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?