
Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku forcat e policisë kanë shoqëruar një të ri pranë Katedrales Ortodokse në qendër të kryeqytetit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa pamjet e publikuara tregojnë momentin kur disa efektivë të veshur civilë, të mbështetur edhe nga policë me uniformë, ndërhyjnë për të shoqëruar protestuesin.
Në video shihet se i riu mbahet nga krahët dhe këmbët, ndërsa efektivët e tërheqin zvarrë përgjatë rrugës për ta larguar nga zona.