The Telegraph: Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj qeveris nga paraburgimi përmes videove të krijuara me AI
Prestigjiozja britanike ”The Telegraph” i ka kushtuar një artikull mënyrës së pazakontë me të cilën kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, po komunikon me qytetarët ndërsa ndodhet në paraburgim.
Sipas gazetës britanike, Veliaj ka përdorur një avatar të krijuar me Inteligjencë Artificiale, i cili e paraqet atë duke iu drejtuar banorëve të kryeqytetit. Në videon e publikuar në Instagram, avatari njofton për vakte falas në shkolla dhe përcjell mesazhin se Veliaj do të vazhdojë të punojë edhe nga paraburgimi.
“The Telegraph” thekson se Veliaj ndodhet në paraburgim që prej shkurtit 2025, përballet me akuza për korrupsion dhe krime financiare, të cilat ai i mohon, ndërsa vijon të mbajë postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Gazeta britanike e cilëson këtë si herën e parë që Veliaj u është drejtuar qytetarëve gjatë kohës në paraburgim, duke e vendosur rastin e tij në kontekstin e përdorimit të IA-së nga politikanë që ndodhen të izoluar.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4861

