FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tjetër reformë në energji – ‘Berlini’, Rama me Sekretariatin: Lidhje me tregjet fqinje

Qeveria ‘Rama 2’ në bashkëpunim me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë do të ndërmarrë një sërë iniciativash për të mundësuar shkëmbimin e energjisë dhe për të hapur më tej tregun e brendshëm.

Gjithçka është dakordësuar në një takim të zhvilluar pak ditë më parë në Tiranë mes kryeministrit, Edi Rama, ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, si dhe drejtorit e nëndrejtorit të këtij organizmi, ku në fokus të diskutimeve ishte vazhdimi i reformës në sektorin e energjisë në vendin tonë.

Sipas njoftimit të publikuar, vetë Sekretariati e cilësoi si një javë të mirë, pas krijimit të qeverisë së re të Shqipërisë, ndërsa thekson se masat e reja që pritet të ndërmerren në sektorin energjetik do të përfshijnë edhe lidhjen me tregjet fqinjë në kuadër të procesit të Berlinit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç kësaj, sipas Sekretariatit, Shqipëria është e përgatitur të marrë një rol udhëheqës në aktivitetet e Komunitetit të Energjisë në lidhje me integrimin e politikës së energjisë dhe klimës. Ndërkohë që, kryeministri Rama ka shprehur mbështetjen e plotë për procesin e vazhdueshëm të forcimit të Komunitetit të Energjisë duke ndryshuar traktatin aktual.

Swiss Digital Mobile Reklama

/SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?