Trazira edhe në Shkodër, studentët qëllojnë me vezë derën e Rektoratit: Vijojmë protestat
Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Shkodër kanë bojkotuar procesin mësimor dhe kanë dalë në protestë në shenjë solidariteti me studentët që po protestojnë në Tiranë.
Protesta nisi në ambientet e fakultetit, prej nga studentët marshuan drejt Bashkisë së Shkodrës dhe më pas u grumbulluan para Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Gjatë tubimit, studentët shprehën pakënaqësinë e tyre përmes thirrjeve “Turp!”, ndërsa disa prej tyre qëlluan me vezë në drejtim të derës së Rektoratit.
Në përfundim të protestës, studentët paralajmëruan se reagimi i tyre nuk do të ndalet këtu. Ata theksuan se do të vijojnë protestat, duke riafirmuar mbështetjen për studentët protestues në kryeqytet.

