Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 11:23 Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën! Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas dhunës së regjistruar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, duke dënuar sulmet ndaj punonjësve të Policisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Turqia: Shqipëria, partneri ynë strategjik në Ballkan

Lajme E shtunë, 17 Prill 2021 18:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Turiqa konsideron Shqipërinë si partnerin e saj strategjik në Ballkan, e si të tillë, edhe si një mundësi mjaft të mirë për të intesifikuar në të ardhmen investimet në territorin e saj. Një fakt i tillë është konkluduar gjatë takimeve që ministri i Ekonomisë së Turqisë, Nihat Zejbekxhi, ka zhvilluar me autoritete të larta shqiptare gjatë vizitës së tij në vendin tonë. “Dua të theksoj rëndësinë e kësaj vizite. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira dhe ecin në nivelin pozitiv. Marrëdhëniet ekonomike dhe vëllimi tregtar është rritur rreth 4 herë, është 4-fishuar. Aktualisht janë mbi 300 firma që veprojnë në Shqipëri dhe investimet e tyre arrijnë në 1 miliardë dollarë. Mendoj se potencialet ekonomike dhe tregtare të dy vendeve nuk duhet të jenë të kufizuara, por duhet të zgjerohen më shumë. Prandaj ne si shtet i inkurajojmë investitorët tanë të realizojnë investime në Shqipëri, sepse në Shqipërinë e shikojnë si një partner strategjik në Ballkan”, – ka deklaruar saktësisht nga Tirana, kreu i ekonomisë turke. Duke lënë të nënkuptohet në këtë mënyrë synimin e qartë të palës turke për t’i përforcuar pozitat e saj ekonomike në vendin tonë. Teksa ka theksuar që në fillim të fjalës së tij se është i lumtur që ndodhet në Shqipëri, në një vend sipas tij mik dhe vëlla i Turqisë. Por edhe deklaruar ndër të tjera se Shqipëria shikohet si një partner kudo, në investime, logjistike, bashkëpunim, etj. E në këtë kuadër, ministri i ekonomisë turke, nuk mundi të linte pa përmendur edhe faktin se është rënë dakord  për një çështje të rëndësishme siç është  marrëveshja e tregtisë së lirë, duke theksuar se nisur edhe nga lidhjet e vjetra historike, duhet të ketë një partneritet të mirë edhe në ekonomi. Sipas tij, Shqipëria është partner i rëndësishëm e me rëndësi strategjike për Turqinë dhe ekzistojnë hapësira për ta intensifikuar bashkëpunimin midis dy vendeve, sikundër në të ardhmen do të vijnë edhe më shumë biznese turke që do të zgjedhin të investojnë në Shqipëri. “Përsëris që sot ramë dakord që të krijohet një grup teknik midis dy vendeve që duhet të mblidhet çdo muaj”. Ndërkaq, në kuadrin e vizitës së tij në Shqipëri, u parashikua edhe inaugurimi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi. Nga ana e tyre, ministrat shqiptarë Arben Ahmetaj, Edmond Haxhinasto dhe Damian Gjiknuri kanë theksuar në takimet e tyre përkatëse me përfaqësuesin e qeverisë turke, se tashmë është momenti që bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve të mund të intensifikohet dhe që numri i bizneseve turke që zgjedhin të investojnë në Shqipëri të rritet. Sikundër edhe faktin që Shqipëria ka mundësi të përfitojë nga eksperienca turke në çështjen e zbatimin e politikave të partneritetit publik-privat në fusha të ndryshme të ekonomisë.

Mund t'ju interesojë

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 35 minutash
AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Para 1 ore
Studentët sot protestë, ora 14.00

Studentët sot protestë, ora 14.00

Para 2 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 35 minutash

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE
Para 47 minutash

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Para 1 ore

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 1 ore

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 14 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 17 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 16 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.