Manja prezanton raportin e PS për Belinda Ballukun: Çështja po zhvendoset në gjyq mediatik

Ulsi Manja ka prezantuar në grupin parlamentar të PS raportin për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

“Dorëzojmë raportin për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për dhënie autorizimin për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Kemi arritur në këtë raport që do t’u prezantoj, në dakordësi të plotë me njëri-tjetrin. Sot që po e diskutojmë këtë raport ka ndodhur një realitet i ri institucional, deputetja nuk ushtron më pushtet ekzekutiv si pasojë e ndryshimeve të qeverisë.

Shpesh kemi parë përpjekje për ta zhvendosur këtë çështje për gjykim publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkesa e SPAK në fakt në rastin e Ballukut ndryshon nga kërkesat e tjera të ardhura në kuvend, sepse nuk është për caktimin e një mase sigurimi për herë të parë, por Kuvendit i kërkohet të zëvendësojë një masë sigurimi personal, me një masë më të rëndë atë të arrestit, për një vepër penale që SPAK po heton që në gusht 2024.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo masë mund të kërkohet në dy raste, kur janë rënduar akuzat ose kur nuk ka respektuar masën e vendosur. Rasti i dytë kundërshtohet, sepse Balluku ka respektuar masën e sigurimit personal, atë të daljes jashtë shtetit”, tha Manja.

“Edhe narrativa e SPAK, mbi të cilën është ndërtuar kërkesa, si “rreziku i prishjes së provave” apo arratisja, mbeten hipotetike. Kemi parë përpjekje për ta zhvendosur këtë çështje në një tribunal mediatik. Ndaj është e domosdoshme që ne, si shumicë parlamentare, të flasim qartë, të ndajmë politikën nga drejtësia dhe zhurmën nga faktet”, shtoi më tej Manja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?