Vallja e Osman Takës në Listën Kombëtare të Trashëgimisë, Rama: Simbol i identitetit çam, mbart qëndresën e një tradite të përcjellë ndër breza

Një prej simboleve më të njohura të traditës çame, Vallja e Osman Takës, është përfshirë zyrtarisht në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë. Lajmi është bërë publik nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndërsa vendimi është përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama.

Rama e ka cilësuar vallen si një shprehje të rëndësishme të identitetit çam dhe të një tradite që ka kaluar nga një brez te tjetri. ”Simbol i identitetit çam, kjo valle mbart historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të përcjellë ndër breza. E lidhur me figurën legjendare të Osman Takës nga Konispoli, ajo ndërthur forcën dhe elegancën, duke shprehur trimërinë, sakrificën, solidaritetin dhe shpirtin e lirë”,-shkruan Rama.

Vallja lidhet ngushtë me figurën e Osman Takës nga Konispoli, duke u dalluar për lëvizjet karakteristike, forcën dhe elegancën e interpretimit. Përtej vlerave artistike, ajo përcjell edhe mesazhe të forta kulturore e historike, të lidhura me trimërinë, sakrificën, solidaritetin dhe lirinë. Përfshirja në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale përbën një tjetër hap në dokumentimin dhe ruajtjen e kësaj trashëgimie, duke i dhënë një vlerësim institucional një tradite të rëndësishme të kulturës shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?