Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, Rama publikon pamje

Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon në të gjithë vendin edhe gjatë muajit gusht. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga operacioni i zhvilluar në Tiranë, ku janë hequr struktura të ngritura pa leje në ambiente publike.

Gjatë ndërhyrjes janë identifikuar dhe çmontuar pergola dhe struktura të tjera të vendosura pa autorizim nga subjekte të ndryshme në trotuare, rrugë dhe hapësira publike. Sipas autoriteteve, këto ndërtime pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe cenojnë funksionimin normal të hapësirave urbane.

Aksioni pritet të vijojë në të gjitha lagjet e kryeqytetit, me synimin për rikthimin e hapësirave publike në shërbim të qytetarëve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës urbane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në terren është angazhuar taskforca e ngritur për lirimin e hapësirave publike, e cila ka për detyrë të monitorojë zbatimin e rregullave dhe të marrë masa ndaj subjekteve që shkelin legjislacionin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet kanë paralajmëruar se ndërhyrjet do të vijojnë pa përjashtime, ndërsa theksi është vendosur te përdorimi i rregullt i hapësirave publike dhe respektimi i standardeve të përcaktuara për bizneset.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?