Zgjedhjet lokale në 2027, Arlind Qori: Do të jem kandidati i ”Lëvizjes Bashkë” për Tiranën

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori tregon për takimin që pati me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato. ”Pata një ftesë nga zoti Gonzato dhe tema ishte për ndryshimet e mundshme në kodin zgjedhor dhe sistemin politik në Shqipëri. Për ne ka shumë rëndësi ligji i financimit të partive. PS dhe PD janë ulur në një tryezë dhe po rrahin ujin në hava. Neve përveçse na mungon një ligj i financimit për partitë na mungon edhe një propozim serioz që vetëm ne si lëvizje e kemi shtruar më herët.

Ne propozojmë që të kemi rregulla më të forta dhe penalitete për financimin e paligjshëm. Kemi një varg propozimesh që shpresojmë mos të bien në vesh të shurdhër. Unë shkoj në me kënaqëi të madhe dhe diskutoj në mënyrë serioze, por qëndroj me këmbë në tokë. Nuk i dua t’i përdor takimet me përfqësues ndërkombëtar për politikë. Nëse pala tjetër e publikon takimin është e drejta e tyre”, tha Qori.

Nga ana tjetër, ai nënvizon se do të jetë kandidat i zgjedhur nga ”Lëvizja Bashkë” për zgjedhjet lokale të 2027. Për kandidimin e Erion Braçes, ai nënvizoi se kushdo që të kandidojë nga PS-ja do të marrë përgjegjësitë e Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Nuk na duhet bashkimi me asnjë subjekt politik. Unë jam i gatshëm të marrë çdo lloj detyre. Më kanë propozuar për të qenë kandidtat nga Lëvizja Bashkë. E kam bërë njëherë këtë përvojë në 2023-in. E përjetoj Tiranën si çdo qytetar tjetër. Jam i sigurt se do të jetoj mes qytetarëve të Tiranës. Kushdo që të kandidojë nga PS do të marrë përgjegjësitë e Ramës. Sikundër kushdo që të dalë nga kopshti i Berishës”, tha Qori.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?