Zjarri në Vukatanë, Beci: Ndërhyrja e menjëhershme shmangu pasoja më të rënda

Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse shmangu përhapjen e një zjarri të qëllimshëm në Vukatanë të Shkodrës.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, publikoi pamje nga operacioni për vënien nën kontroll të flakëve, duke bërë të ditur se personi i dyshuar për ndezjen e zjarrit është shoqëruar në Policinë e Shkodrës.

“Një vatër zjarri e vënë qëllimisht në Vukatanë u izolua falë reagimit të menjëhershëm të forcave zjarrfikëse, duke shmangur rrezikun për banesat. Personi që dyshohet se e ndezi zjarrin është shoqëruar në Polici”, u shpreh Beci.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai bëri të ditur gjithashtu se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë në pesë vatra zjarri. Sipas tij, efektivët kanë qenë të angazhuar edhe në Ulqin gjatë dy ditëve të fundit, në mbështetje të autoriteteve malazeze për shuarjen e flakëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim, Beci falënderoi efektivët për punën e tyre dhe u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, duke theksuar se temperaturat e larta rrisin ndjeshëm rrezikun e zjarreve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?