Zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Ka nisur numërimi i votave
Lajme E Diel, 30 Maj 2021 17:55
Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj deklaroi në një konferencë për shtyp se ka nisur procesi i numërimit të votave.
KQZ bëri të ditur se 46.55% e qendrave të Votimit i kanë hedhur të dhënat e tyre për pjesëmarrjen e qytetarëve shqiptarë në votime.
Ndër të tjera bëhet e ditur se pjesëmarrja e femrave ka qenë 26.96% në total. “46.55% të Qendrave të Votimit hodhën të dhënat për pjesëmarrjen, ndërsa pjesëmarrja e femrave në total është 26.96%. Trajnimi i grupeve të numërimit vijon. Të respektohen afatet e përcaktuara. Do të ketë transmetim në kohë reale të rezultateve.”, pohoi Hoxhaj.
KOHA JONË SONDAZH
A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?
Results
Po
40 (65.6%)
Jo
21 (34.4%)
Vota totale: 61

