Lirimi i masave në Europë/ OBSH: Larg imunizimit nga vaksinat, rrezik për ringjallje të virusit

Edhe pse shumë shtete të Europës kanë lehtësuar masat dhe kanë hapur kufijtë për lëvizjen e lirë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se nivelet e vaksinimit në kontinet janë ende larg nga ajo që nevojitet për të ndaluar një ringjallje të virusit. Ndaj dhe thirrja e OBSH-së, është që vendet të vazhdojnë të respektojnë masat mbrojtëse.

”Mbulimi i imunizimit nuk është i mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga një ringjallje e virusit. Mbulimi 80% i imunizimit të popullsisë është ende larg”, paralajmëroi drejtori rajonal i OBSH-së për Europën, Hans Kluge.

Ai u bëri thirrje kombeve të shmangin përsëritjen e “gabimit “të verës së kaluar. Kluge paralajmëroi se kontinenti “nuk ishte aspak jashtë rrezikut” në betejën kundër Covid-19 pavarësisht nga një rënie e qëndrueshme e normave të infeksioneve në javët e fundit.

SHKARKO APP