15% e femrave “mundin” burrat – Fitojnë më shumë para, 43% marrin njësoj

Më shumë se 8 në 10 gra të martuara (82%) të cilat fitojnë të ardhura cash, vendosin së bashku me bashkëshortin  ose partnerin e tyre si të përdorin paratë, 8% vendosin vetëm, dhe për 9% të grave është burri i cili kryesisht vendos se si përdoren të ardhurat e gruas. Referuar anketës së bërë gjatë periudhës 2017-2018 nga Instituti i Shëndetit Publik dhe INSTAT, Vlora mban rekord sa i përket grave që vendosin vetë për të ardhurat e tyre, me 22 %, ndërsa Dibra zë përqindjen më të ulët, në vetëm 2.

Ndërsa ndër burrat e martuar të moshave 15-59 vjeç me të ardhura cash,  më shumë se dy të tretat (69%) vendosin bashkërisht me gruan ose partneren e tyre se si përdoren të ardhurat e tyre, 19% vendosin kryesisht veten e tyre, dhe 12% kanë thënë se ia lënë partneres tërësisht menaxhimin e parave.  Sa i përket të ardhurave që fitojnë, më shumë se gjysma (37%) e grave të martuara të moshës 15-59 vjeç raportojnë se fitojnë më pak para se burri i tyre ose partner, pothuajse një e treta (41%) fitojnë të njëjtën sasi, dhe 15% raportojnë se fitojnë më shumë para se bashkëshorti.

Meshkujt që kanë një universitet ose arsimim pasuniversitar kanë më shumë gjasa të vendosin me gratë e tyre se si do të përdoren fitimet e burrit j (76% e burrave me arsim të lartë menaxhojnë me të ardhurat e tyre së bashku gratë e tyre, krahasuar me 63% me një arsim fillor 8-vjeçar).

SHKARKO APP