16 vjet pa regjisorin dhe aktorin Petrit Llanaj
Magazinë E Martë, 4 Maj 2021 06:35
16 vjet pa regjisorin dhe aktorin Petrit Llanaj. Petrit Llanaj, regjisori dhe aktori i njohur shqiptar, autori i dhjetëra filmave, gjeniu i filmit artistik shqiptar. Llanaj famën e arriti me filmat e tij të sukseshëm si; “Njësiti gueril”, ku interpretoi rolin kryesor, ”Dëshmorët e monumenteve”, ”Fijet që priten”, ”Ngadhënjim mbi vdekjen”, ”Ndërgjegjja” e shumë filma të tjerë të njohur. Ka bashkëpunuar me aktorë të mëdhenjë shqiptar si; Timo Flloko, Demir Hyskja, Vera Grabocka, Sandër Prosi, etj.
Karrierën e ka zhvilluar, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë, sidomos në Itali e Amerikë, ku ka punuar me regjisorë të huaj. Llanaj gjithmonë do të kujtohet nga miqtë e tij, jo vetëm si një regjior e aktor i sukseshëm, por edhe si njeriu me botë të madhe, që nuk reshti asnjëherë së ndihmuari njerëzit në nevojë. Në filmat e tij gjithmonë është paraqitur energjik, i fuqishëm, i gjallë, si dhe ka ditur gjithmonë ti transmetojë emocion për publikun.
Ai njihej gjithashtu për forcën interpretative, po ashtu edhe për atë krijuese. Firmën e Petrit Llanajt, si aktor dhe si regjisor e mbajnë shumë filma të tjerë artistikë. Ai kreu studimet universitare në Akademinë e Arteve, për Dramaturgji. Nga viti ‘80 e deri sa doli në pension ka punuar si regjisor në Kinostudio. Për herë të parë ka dalë në skenë me dramën “Zbutësi i kryeneçes”, me të cilin ka mbrojtur diplomën shkëlqyeshëm, ku kishte edhe rolin kryesor. Eshtë regjisor i dokumentarit “Troku” etj. Llanaj është asistent-regjisor te filmi “Mysafiri”, etj. Ai lindi në Vlorë, në një familje me tradita të larta patriotike, morale e shoqërore.
Kujtimi për të do të jetë shumë i madh dhe i paharrueshëm, është një shembull shumë i madh për artistët, të cilët janë në hapat e tyre të para. Viti 1997 ishte viti i tmerrit; shumë njerëzve u mori jetën pa arsye. Regjisori dhe aktori Petrit Llanaj vdiq në vitin 2000, por shkak ishte viti 1997, pasi në këtë vit ai mori një goditje në kokë. Kjo goditje i solli shqetësime dhe gradualisht në vitin 2000 ndërroi jetë.