4 mënyra si të kurseni para

Fillimi i vitit mund të jetë një nga periudhat më të vështira ekonomike pasi i keni shpenzuar thuajse të gjitha gjatë muajit dhjetor.Kursimi është gjithashtu një nga qëllimet më të zakonshme brenda sfidave të Vitit të Ri, por mund të jetë shumë e komplikuar. Gjëja më e rëndësishme është që të filloni me synime të vërteta që mund t’i përmbushni edhe pak nga pak.

Sfida e 52 javëve

52 javë mund të duken një kohë të gjatë, por kursimi i ngadaltë është më i lehtë nëse e sheh si një detyrë të shpejtë. Gjëja më e mirë për këtë sfidë është se kur të përfundoni do të keni një sasi të madhe parash që mund të përdorni për çdo gjë që dëshironi ose keni për ndonjë emergjencë. Sfida është që të kurseni një sasi të caktuar dhe ta dyfishoni atë çdo javë derisa gradualisht të arrini qëllimin.

Shishe me monedha

Për këtë lloj kursimi nuk do të nevojitet më shumë se një shishe dy litra. Qëllimi i këtij aktiviteti është të mbledhë pak nga pak monedha të vogla. Vendosini në shishe të gjitha monedhat që ju kanë mbetur në portofol prej disa ditësh derisa ta mbushni atë.

Eleminoni një aktivitet

Kjo metodë kursimi është që të eliminoni një nga aktivitetet juaja rutinë, që bëni vazhdimisht ku shpenzoni para. Për shembull, nëse blini një kafe çdo ditë, mund të mos e blini për 1 muaj dhe të kurseni shumën që zakonisht keni shpenzuar. Ju mund të kurseni sa më shumë që dëshironi dhe për aq kohë sa dëshironi.

Kursimi 30 ditor

Ashtu si sfida 52 javore, për këtë metodë ju do të kurseni një sasi fillestare dhe do të shumëzoni çdo ditë për një muaj. Rezultatet do të jenë më të shpejta. Hani në shtëpi Ushqimi mund të jetë një nga shpenzimet më të mëdha që bëjmë në vit. Kjo varet nga koha e lirë që keni për të gatuar, por nëse keni ndërmend ta bëni më shpesh, mund të përgatitni ushqimin një ditë në javë dhe nuk ju duhet të shpenzoni para. Gjithahstu ushqimet që gatuhen në shtëpi, janë më të shëndetshme.

SHKARKO APP