FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

46P/Wirtanen: Një kometë për krishtlindje!

Nisur nga fillimi i dhjetorit, kometa 46P/ Wirtanen do të kalojë në pikën më të afërt me Tokën.

Kometa 46P / Wirtanen, e zbuluar në vitin 1948 nga astronomi amerikan Carl Alvar Wirtanen, po i afrohet Tokës. Pavarësisht se ka vetëm 1.2 km diametër, ajo duhet të shkëlqejë në qiell për disa ditë, për shkak se në mes të dhjetorit, do të kalojë shumë afër tokës dhe diellit. Dukshmëria e kometave është shumë më e madhe në momentin që ato ndodhen afër diellit: i nxehti vaporizon shtresat sipërfaqësore dhe materiali që humb shkon për të formuar kurorë dhe bisht.

46P / Wirtanen do të arrijë maksimumin e afrimit me diellin pothuajse në 16 dhjetor, periudha rreth të cilit do të jetë më afër Tokës, vetëm 11.5 milionë kilometra nga ne (hëna larg nga ne, mesatarisht, rreth 400.000 km). Ndriçimi maksimal i pritur është me magnitudë 3 është mjaft i ndritshëm për t’u parë gjatë natës. Megjithatë, përgjigja e kometave ndaj ngrohtësisë dhe era diellore është gjithmonë e panjohur, prandaj ky parashikim mund të mos merret parasysh dhe as të tejkalohet!

Swiss Digital Desktop Reklama

Si mund ta shohim?

Swiss Digital Mobile Reklama

Shansi më i mirë për të parë kometën është të nisur nga fillim dhjetorit, është gjetja e një zone ma pak ose aspak drita, larg nga qyteti, pajisja me dylbi dhe një hartë yjesh dhe më pas shikoni në drejtim të lindjes, në konstelacionin Demi.

Për ta dalluar atë nga yjet mjafton të shikoni për një pikë që nuk lëviz.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?