5 vite pa u larë, mjeku: Lëkura ka nevojë për mikrobe

Në këtë kohë të Covid-19, higjena është arma numër një, por një mjek anglez pretendon se dushi nuk është i mirë për njeriun. James Hamblin, profesor në shkollën e Shëndetit Publik në Yale, është shprehur për BBC se shumë njerëz përdorin shampo për flokë të yndyrshëm, dhe pastaj vendosin produkte të ndryshme për flokët që përmbajnë yndyrë sintetike.

”Njoh shumë njerëz që lahen pak. Doja ta provoja edhe vetë, për të parë se çfarë ndikimi do të kishte. Me kohën, trupi mësohet që të mos vijë erë të keqe. Edhe lëkura nuk bëhet më e yndyrshme. Shumë njerëz përdorin shampo për flokë të yndyrshëm dhe pastaj vendosin produkte të ndryshme për flokët që përmbajnë yndyrë sintetike. Nëse nuk do ta bëjnë më këtë gjë, do të shohin rezultate të mira te flokët. Por, kjo kërkon kohë, nuk ndodh brenda ditës. Kam pasur momente kur doja shumë një dush, ma donte trupi, por kjo dëshirë më kaloi me kohën. Sa më pak sapun, shampo dhe produkte të tjera të përdorja, aq më pak kisha nevojë për to”,-thotë James Hamblin,.

Sa i përket aromës që mund të lëshojë një trup që nuk lahet, 37-vjeçari nënvizoi faktin se ”Kur lahesh shpesh, ti shkatërron ekosistemin trupor. Gjithçka çekuilibrohet dhe të fituar dalin mikrobet që prodhojnë erë të keqe. Kur nuk lahesh më, ekosistemi trupor fiton qëndrueshmëri dhe ti nuk vjen më erë të keqe. Sigurisht, nuk vjen erë trëndafili, por vjen era njeri. Gruas sime i pëlqen aroma ime. Problemi është që shoqëria jonë pretendon që njeriu të vijë erë parfumi ose kolonje, përndryshe pretendon se vjen erë të keqe. Era e njeriut perceptohet si negative”. Ai thekson se lahet rrallë dhe vetëm me ujë.

SHKARKO APP