6 arsye pse një lugë me vaj ulliri në mëngjes ju bën mirë
Një pjesë e mirë e jona e përdorin vajin e ullirit për të gatuar apo në sallata, por pak e dinë që përfitimet më të mëdha prej i marrim duke e pirë. Vaji i ullirit njihet për ndikimin pozitiv në zemër, por jo vetëm! Mund të keni dëgjuar që një lugë me vaj ulliri në mëngjesë ju bën mirë, por pse?
1-Transformon lëkurën tuaj
Vaji ullirit është një nga përbërësit esencial në shumë prej produkteve kozmetike dhe si pjesë e dietës suaj, i bën mirë edhe lëkurës suaj. Redukton skuqjen, fryrjen dhe e mban fytyrën larg rrudhave për shumë gjatë. Vaji ullirit është ka veti antibakteriale dhe shpesh shërben edhe si dezinfektant natyral.
2-Ju ndihmon të humbisni peshë
Shumë studime kanë treguar se dietat e pasura me vaj ulliri ndikojnë pozitivisht tek pesha trupore.
3-I bën mirë trurit tonë
Duke pirë vaj ulliri rregullisht, njerëzit janë më pak të rrezikuar ndaj Alzheimer-it. Gjithashtu, këta njerëz kanë kujtesë më të mirë krahasuar me të tjerët.
4-Përmirëson shëndetin e kockave
Vaji i ullirit rekomandohet gjithashtu për njerëzit që vuajnë nga reumatizma apo artriti. Funksionon edhe më mirë nëse kombinohet me vaj peshku, i pasur me Omega-3. Nëse vaji është ekstra i virgjër, dhimbjet e kockave reduktohen dhe do të ndiheni më të fuqishëm fizikisht.
5-Është i mirë për sistemin tretës
Disa lloje bakteresh që qëndrojnë në stomakun tonë, janë përgjegjësi për krijimin e ulçerës. Eshtë provuar që vaji i ullirit ka e dëmton këtë lloj bakteri.
6-Kontrrollon nivelin e sheqerit në gjak
Vaji i ullirit ekstra i virgjër është sekreti për të ulur nivelet e glukozës në gjak. Duke e konsumuar shpesh, trupi juaj është më i mbrojtur ndaj diabetit të tipit 2 dhe risku reduktohet me 40%.