A kishim diktaturë dhe a ishte Enver Hoxha diktator?!

Nga: Ilir Demalia

Edhe pse kanë kaluar 30 vjet nga dorzimi i stafetës së diktaturës, në demo(n)kracinë e dhjetorit 1990, shqiptarët si shoqëri, nuk kanë mundur të dalin nga kultura komuniste e artit dhe letërsisë. Kjo tregon se si shoqëri nuk mund të prodhojnë, krijojnë, jashtë orientimit sundues-politik dhe në shërbim të regjimeve apo skalioneve sunduese politike, si mbajtëse të trashëgimisë të regjimit trashëgues kulturor-politik.

Gjithmonë e më tepër më të njëjtën metodologji-format vlersohen dhe pompohen si vlera dhe modele të kinematografisë, letërsisë, muzikes dhe artit në përgjithsi, të vdekur dhe të gjallë të vdekur si modele të një shoqërie shterpë, si mungese individualiteti dhe karakteri-artistik, por të gatshëm si lakej, të klaneve politike.

Media gjithashtu çfaq dhe popmon si vlera, madje dhe “ikona” të atij arti të socrealizmit që I sherbente si propogandë makiês kriminale të diktatures.

Kjo ndodh sepse shoqeria shqiptar me gjithë tam- tamet antikomuniste, te antikomunistëve- komuniste nuk e kanë bërë dot ndarjen psikologjike-kulturore me komunizmin si sundim I elitave të djeshme të regjimit me nje popull shpëlare trushe dhe vazhdon dhe me ata që quhen brezi ri por të vjetruar pa u rritur si filozofi dhe kulture e nje shoqerie të hapur dhe moderne.

Gjate regjimit komunist as nje film jo vetëm artistik, por edhe multiplikativ, as nje libër, poezi, kënge, pikturë, skulpture, nuk çfaqej publikohej, këndohej në festivale e dekada maji e … pa miratimin e sektorit ideologjik të Komitetit Qendror. Njerzit që krijonin këtë Art ishin jo vetëm të besueshëm por edhe të afte për propoganden e regjimit. Pra ishin koshientë dhe me pathos në zellin e tyre si ndihmës të partisë.

Në qoftë se pranojnë si vlera ata që I sherbyen me filmin, letersinê, muzikën regjimit kriminal komunist, atëherë duhet të pranojme që komunizmi shqiptar me Hoxhën, nuk ka qenë me brutali, por një regjim liberal dhe Hoxha nje diktator liberal.

Të dyja nuk mund të qendrojnë

/Ora News

SHKARKO APP