A rriten flokët më shpejt nëse i pret gjithmonë majat?

Ne shpenzojmë shumë kohë dhe shumë para për flokët, në çdo sezon. Një pyetje e bërë shumë shpesh: a ndikon prerja e majave në rritjen më të shpejtë të flokëve?

Paradi Mirmirani (MD), asistent profesor në departamentin e dermatologjisë në Universitetin e Kalifornisë, San Francisco, shpjegon se prerja e majave të flokëve nuk ndikon në forcimin e rrënjës së flokut dhe as në stimulimin e rritjes. Pra, prerja e majave nuk përcakton sesa shpejt rriten flokët. Ka edhe një fakt që nuk duhet anashkaluar.

Prerja e majave të flokëve, që njihet ndryshe edhe si prerja e flokëve të vdekur, i bën flokët më të shëndetshëm, përveç që u jep atyre pamje më të bukur. Ndaj, specialistët këshillojnë që çdo tetë deri në dymbëdhjetë javë, kalo nga parukeria për të prerë flokët e dëmtuar. Është veçse një truk që shërben për t’i pasur flokët më të bukur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?