“Abuzimi me të qënit grua!”

Nga: Moza Demiri

Abuzimi me të qënit grua!

Ka kaq kohë që në Shqipëri po abuzohet me të qenit grua, shoqëruar nga një lloj “mbrojtje” të feminilitetit nga meshkujt “xhentëlmen”.

Çdo njeri bënë zgjedhje në jetë dhe kjo botë ka shumë profesione dhe mënyra për të jetuar si grua apo burrë dhe në mënyrën që zgjedh secili.

Kur dikush i futet një rruge kariere për suksesin në çdo fushë, ka marrë parasysh, vështirësitë, padrejtësitë, sakrificat dhe kushdo qoftë burrë apo grua, ballafaqohet me këdo dhe rritet me këto përplasje, bëhet më i fortë dhe më i suksesshëm dhe mbi të gjitha duke ruajtur dinjitetin.

Si grua, admiroj gratë e forta, dhe këtu nuk e kam fjalën për gra që paraqiten si burra, jo, jo! Flas për gra që me inteligjencën, karakterin dhe vendosmërinë e tyre, dinjitetin dhe integritetin personal, në mënyrën si shprehen dhe etikën e të shprehurit në finesën e mendimit të imponojnë respekt.

Jo për ato gra te cilat vendosin të bëjnë karierë vetëm kur ato ndihen mirë, marin privilegje, joshen mes komplimentave dhe kur sulmohen, ndihen gra të dobëta (perdorin gjininë)ku të cilat nuk duhen prekur, ndër kohë ulërasin për barazi gjinore, e cila duhet fituar dhe nuk duhet pritur nga askush.

Në qoftëse një njeri është i paafte, nuk ka të bejë me të qënit burrë apo grua dhe në këtë rast, nuk mund ti themi e aftë se është gjini femërore!

Simbol model i gruas që nuk kërkoi mëshirën e të qenit grua është Margaret Thatcher.

Ne vitin 1959 Thatcher, hyri në Parlementin Britanik krijuar 1215 me nënshkrimin e Magna Carta’s, ku për herë te parë në botë vendoset: para ligjit çdokush është subjekt në qoftë se kryen një krim. Çdo njeriu i garantohet një gjykim i drejtë dhe të drejtat e njeriut.

Margarit Thatcher i hapi portat e këtij Parlamenti 744 vjeçar të Mbreterisë së Britanisë, jo duke qarë, por duke u përplasur me burra. Ishte e vetmja Grua në Parlament, po kurrë nuk u dëgjua të thotë; – Ju nuk mund të më trajtoni kështu se jam grua!

Sakrifikoi familjen për karierën e saj politike, çfarë nuk i bënë në Palamentin Britanik për ta dekurajuar që të largohej. I bënë dhe atentat, në Brighton Hotel në 1984 ku vdiqën 5 anëtar të Partisë Konservative dhe Kryeministria Thatcher shpëtoj nga mrekullia e fatit. Ajo nuk doli e tha: – Si mund t’i bëhet atentat nje gruaje?! Jo, foli institucionalisht, politikisht dhe si kryeministre e vendit.
Në vitin 1974 u zgjodh ministre e edukimit dhe shkencës në 1975 mori frenat dhe timonin e Partise Konservatore, e çoi këtë parti në fitore në tre zgjedhje radhazi duke qenë edhe kryeministre e parë Grua e Britanisë dhe duke e quajtur “Zonja e Hekurt”, për zgjuarsinë, vendosmërinë dhe integritetin e saj.

Margaret Thatcher sëbashku me Presidentin Ronald Regan dhe Kancelarin Helmut Kohl, të tre kishin mardhënie të shkëlqyra ndërmjet tyre, janë të tre tek 100 politikanët e historisë botërore që kanë ndryshuar botën, shëmbën “Perden e Hekurt”

Margaret Thatcher, nuk kërkoi privilegje si grua në karierën e saj politike, qe duhet ta ledhatonin pse ishte grua, të merrte poste se ishte grua, jo! Ajo krijoi modelin e gruas-dinjitare dhe të respektueshme nga burrat e Anglisë nëpërmjet punës, ballafaqimit dhe vendosmërisë për mos t’u tërhequr nga betejat për bindjet dhe principet e saj.

Margaret Thatcher na ka mësuar: “Misioni i gruas nuk është të rrisë frymën mashkullore, por të shprehë gruan. Ajo nuk është që të ruajë një botë të bërë nga burri, por të krijojë një botë njerëzore me anë të infuzionit të elementit femëror në të gjitha aktivitetet e saj. “

SHKARKO APP