“Ajo tha po!”, propozimi i pazakontë për martesë (Foto)
Rachel Merkel është befasur pa masë ditën kur personi i zemrës i ka propozuar asaj për martesë pasi aty ndodhej edhe motra e saj, por që ishte e pranishme në një mënyrë tejet të veçantë.
Në ditën më të rëndësishme për motrën e saj, Therese ishte shndërruar në një pemë. Kjo mund të duket e çuditshme, por plani i realizuar së bashku me Andrew, të fejuarin e motrës së saj pati sukses dhe ishte një befasi shumë e bukur për nusen e ardhshme.
Ata realizuan një plan të fshehtë, ku Therese u vesh me një kostum të gjelbër, bashkëngjitur edhe me një dekor me elementë që të krijonin idenë e një peme të vërtetë. Pikërisht në pozicionin ku ajo do të vendosej, do fotografonte edhe momentin e propozimit.
Sapo Rachel i tha “po” Andrew, Therese hoqi kostumin që mbante veshur dhe befasoi motrën e saj duke bërtitur, “Ajo tha po!”