Aktori i madh feston ditëlindjen. Surpriza e stafit të “Al Pazar” për Agron Llakaj

Aktori i madh i humorit, Agron Llakaj feston sot ditëlindjen. Janë me mijëra urimet që aktori ka marrë nga miqtë dhe fansat që e ndjekin në rrjetet sociale.

Ndërkohë, veç përshëndetjeve  virtuale nuk ka munguar dhe një surprizë e stafit të spektaklit “Al Pazar”.

Mëngjesi i sotëm duhet të niste me mbledhjen e zakonshme të trupës së aktorëve ku diskutohet për shfaqjen e radhës, por aktorët e “Al Pazar” e kanë suprizuar drejtuesin e spektaklit duke e pritur me lule dhe urime për ditëlindjen.

“Më i madhi në vend ka ditëlindjen sot… stafi i tij e uron… Gëzuar ditëlindjen Mbret!”,- shkruhet në faqen zyrtare të Al Pazar ”,- në Faceook.

VIDEO

https://www.facebook.com/albanianpazar/videos/1286634224789521/

SHKARKO APP