Alpinistët dynden në Funar, shqiptarë dhe serbë promovojnë zonën

Dhjetëra turistë, të ardhur nga hapësira shqiptare, por jo vetëm kanë vizituar zonën turistike të Funarit të Elbasan. Duke e cilësuar një vend me potencial të larmishëm turistik, alpinistët, mes tyre dhe shtetas serbë, bën thirrje që përmes turizmit të thyen barrierat mes kombeve.

Turistë të ardhur nga hapësira shqiptare, Maqedonia, Kosova, Presheva, por edhe alpinistë nga Serbia, kanë eksploruar Funarin, një nga zonat me reliev më të ashpër  të Elbasanit.

Në kuadër të promovimit të turizmit malor, alpinistët kanë zgjedhur zonën e Funarit, për natyrën e egër, liqenet dhe gatimet tradicionale.

“ Meqenëse jemi për herë të parë në Finar po shohim se është një bukuri e rrallë, duke parë liqenin, këtë natyrë të bukur”.

“Jam i befasuar sinqerisht për të mirë, kam menduar se Elbasani është një qytet i vogël, kishte hapësira të mira, sheshe të mira, njerëz të mirë”.

“ Ndoshta duhet pak infrastrukturë në rrugë, por sido që të jetë natyra është perfekte”.

 Dushica Stamenkovic, një qytetare serbe nga Leskovci pohon se turizmi duhet të jetë një fushë që bashkon kombet.

Stamenkovic: Vij në Shqipëri për herë të pestë, ndërsa në Elbasan është hera e parë. Këtu ka njerëz të mrekullueshëm, mikpritës. Në Elbasan ndihem si në Leskovc, në shtëpinë time. Marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve ne nuk i shikojmë nga aspekti politik. Ne na bashkon natyra dhe nuk ka asnjë dallim ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve apo malazezëve. Kjo na shërben për ti bashkuar popujt.

Kryeqytetari i Elbasanit, Qazim Sejdini, ka pershendetur turistët, dhe i ka ftuar ata të vizitojnë dhe zona të tjera, pjesë atraktive e kësaj Bashkie në Shqipërinë e mesme.

SHKARKO APP