“Amarcord”, Rama: Bujo, ylli yt në qiellin e kinemasë do ndrisë përgjithnjë
Kësaj here, rubrikën “AMARCORD”, kryeministri Edi Rama ia ka dedikuar aktorit të mirënjohur shqiptar që humbi jetën mëngjesin e sotëm Bujar Lako.
Kryeministri Rama e ka vlerësuar talentin e aktorit si mbreslënë duke u shprehur se kurrsesi nuk do të kishte asnjë regjisor të madh që mund ta kishte refuzuar atë të bëhej pjesë e kastit të filmave të tyre.
Gjithashtu, kreu i qeverisë ka vlerësuar edhe më tepër faktin se Lako trashëgonte po të njëjtat vlera të familjes prej nga ai kishte prejardhjen, ai i përkiste njërit prej degëzimeve më fisnike të Frashërllinjve, derës së Sulejmanbellinjve.
“U prehsh në paqe i shtrenjti Bujo, ylli yt në qiellin e kinemasë do të ndrisë përgjithnjë për të dëshmuar pavdekësinë e artit tënd”, mbyll postimin e tij Rama në rubrikën “AMARCORD”
(Postimi i plotë i kryeministrit Rama në Facebook)