“Andrra n’tren”, Shkodra elektrizohet nga ritmet plot ngjyra të Jazz-it

Janë kthyer pas në kohë, pikërisht në vitet ‘40-‘50, ku me të njëjtat veshje, muzikë e kërcime kanë ndërmarrë udhëtimin nga Tirana në Shkoder me tren.

Ndonese shumë pak i përdorur ky mjet udhëtimi vitet e fundit, kjo nuk i ka penguar të rinjtë e Hemingëay Fan Club Albania që për të dytin vit radhazi të festojnë ditën ndërkombëtare të Jazz-it.

Është koha për Swing Marathon dhe udhëtimin e tyre e kanë pagëzuar “Andrra n’tren”.

 Michael Supnick, trompist nga Roma: “Ndodhemi në Shkoder ku po japim koncertin me muzike Jazz. Jemi të kënaqur, kemi ardhur nga Roma me muzikantët më të mirë për të bërë këtë festë të madhe me miqtë tanë, prandaj shijojeni”.

Ata përformuan në sheshin përpara Kafes së Madhe, ritmet e njohura botërore të muzikës Jazz, ku atmosferës ju bashkuan qytetarë të shumtë, duke i dhene nje dite ndryshe kryeqendres se veriut.

Festa nuk është ndalur por ka vijuar edhe në teatrin “Migjeni”, aty ku muzika Jazz dhe ritmet plot ngjyra të kësaj muzike mbërthyen të pranishmit për më shumë se 1 ore 30 minuta.

Në fund, qëndrimin në Shkoder e mbyllen me një vizitë në muzeun “Marubi” ku njohën nga afër një pjesë të historisë së këtij qyteti, por edhe Shqipërisë, përmes artit të fotografisë.

SHKARKO APP