Arbëreshët, kontributet e panjohura të pavarësisë shqiptare
TIRANE-Konferenca shkencore “Identitetetet shqiptare sot në këndvështrimin global”, ka zbuluar mangësitë e shumta të historisë 600-vjeçare të arbëreshëve në historinë e Shqipërisë.
Kjo konferencë është organizuar nga Instituti i studimeve ligjore “Benussi”, Universiteti i Tiranës, Akademia e Shkencave e institucione të tjera.
Kryetari i Akademisë Myzafer Korkuti ka theksuar se “arbëreshët e Italisë kanë mundur të mbajnë dhe të përcjellin brez pas brezi, për më shumë se 6 shekuj, identitetin e tyre nëpërmjet gjuhës shqipe, traditave, zakoneve, kulturës e mënyrës së jetesës, besimit e riteve fetare etj”.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=6x9qveC_zSs&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]