Arian Galdini: 8 dhjetori, thirrje për rithemelimin e demokracisë!
Me rastin e 8 dhjetorit, Dites Kombetare te Rinise, Kryetari i LRE Arian Galdini ka publikuar nje mesazh nepermjet rrjeteve sociale facebook dhe youtube, ne te cilin uron shqiptaret per betejen e tyre te madhe kunder diktatures komuniste.
LRE – Lëvizja e Re është partia më e re e djathte, opozitare në Shqiperi e cila nuk po lind si fragmentarizim, por si risi.
Kreu i LRE Arian Galdini shprehet se : ” Lëvizja e Re (LRE) nuk vjen si parti e demokratëve, socialistëve a lsistëve të inatosur apo zemëruar, të pakenaqur apo te lene jashte listave, etj. LRE vjen si nje sprove qytetare ku bashkohen vetem ata qytetare te vetedijesuar se ka ardhur koha qe ne Shqiperi te rithemelohet pluralizmi. Derisot kemi patur vetem pluralizem te rrejshem, pra pluralizem kryetarokratik. Partite Politike te lindura ne keto 30 vite pas 8 dhjetorit 1990, jane replikime te modelit autoritarist dhe skuthokratik te PPSH. Pas 1990, nuk kemi ndertuar dot as autokraci e as demokraci, por SKUTHOKRACI, per shkak te ketij pluralizmi te rrejshem. 1 person, pra vec Kryetari eshte e gjithe partia. Ky eshte modeli i pluralizmit kryetarokratik qe kemi.”
Me tej, Galdini vijon : ” 8 dhjetori na therret qe ti pezullojme perkohesisht te gjithe heronjte dhe protagonistet e dhjetorit 1990. Duhet ti pezullojme se nderuari e kujtuari, derisa te kuptojme qarte me fakte e dokumenta e hulumtime serioze institucionale dhe historike, nese keta kane qene realisht e dliresisht heronj e protagoniste te vertete, apo kane qene Aktore ne skenen e madhe teatrale te organizuar nga Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha dhe Sigurimi i Shtetit. Duhet ti pezullojme heronjte dhe protagonistet derisa te jemi te qarte per te vertetat historike, por nderkohe duhet te nderojme pafund, qindra e mijera studente e qytetare shqiptare qe mbushen sheshet me thirrjet e tyre per liri, demokraci dhe europianizim.”