Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 10:02 Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për raportin e saj me Çiljeta…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Armata patronazhiste e Edi Ramës dhe krijimi i sistemit të kontrollit shantazhues të gjeneraliteteve personale

Magazinë E shtunë, 17 Prill 2021 20:39
Armata patronazhiste e Edi Ramës dhe krijimi i sistemit të kontrollit shantazhues të gjeneraliteteve personale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Vasel Gilaj
Si do të ndiheshit, kur dikush do të të thoshte, më trego numrin personal të kartës së identitetit dhe unë të te tregoj, gjithçka për ty, që nga numri i kontaktit, kodi i banesës, bindjet politike, vendi i punës, etj. etj. Deri atëherë ti mendoje se këto ishin të dhënat tuaja personale, të lëna në mirëbesim një institucioni shtetëror, por që sot e tutje ata janë në disa duar, të cilët do ti kenë për përdorim për qëllime abuzive. Kjo që ka ndodhur është e paprecedentë, e patolerueshme dhe kriminale, në një shtet ligjor, në një shtet të së drejtës, në një shtet ku respektohen liritë principale dhe konsiderohet me korrektësi e ligjshmëritë dhe konfidencialiteti. E megjithatë kjo ka ndodhur tashmë. Edi Rama po bën të pamundurën jo vetëm të fitojë mandatin e tretë, por edhe të instalojë një diktaturë të re, ndoshta më mizore se ajo e etërve të tij shpirtëror.
As policia sekrete e Rajhut të Tretë nuk kishte kaq shumë akses në të dhënat personale të hebrenjve gjatë barbarisë antisemite, as këmishzinjtë e Duçes nuk dispononin kaq shumë të informacion personal për miqtë dhe armiqtë e doktrinës së tyre, sikurse edhe vetë Sigurimi i Shtetit të Enver Hoxhës, do ta kishte zili ngritjen e një strukture të tillë kontrolli dhe mbikëqyrjeje, të cilën tashmë regjimi i Edi Ramës e ka bërë fakt. Kamuflimi nën termin “patronazhistë” të spiunëve politik është instalimi i kontrollit shantazhues. Përmes kësaj leve teoria arkimediane e Ramës, do ta ketë më të lehtë ta zhvendos pretendimin e tij në një qëllim ogurzi politik, duke bërë të mundur kështu kapitullimin e çdo fantazie dhe iluzioni që individi i një shoqërie të emancipuar kishte krijuar.
Përdorimi i të dhënave personale me qëllime të pastra mbikëqyrjeje dhe survejimi politik, janë krijimi i makinerisë famëkeqe të Sigurimit të Shtetit, janë cenimi më flagrant i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, janë kontrolli policor i jetës së individit dhe diktati mbi vetëdijesimin personal. Një shqiptar sot nuk ka më asgjë të fshehtë, me të cilën të mburret. Ai është i bindur se piramida e privatësisë së tij është gjunjëzuar përballë presionit dhe mekanizmave shpërdorues të pushtet, me qëllim diktaturën.
Policia politike ose Patronazhistët, përmes të dhënave që disponojnë, do të bëjnë të mundur kontrollin, imponimin, shantazhin, përballë të cilave do të jemi po kaq të dobët, sa ç’ishim kur diktatura e Enver Hoxhës strukturonte mbrojtjen e pushtetit popullor, përmes linçimeve, përndjekjes, torturave dhe ekzekutimeve.
Krijimi i kësaj strukturë është një vepër të penalizon Partinë Sociliste, komprometon institucionet që disponojnë të dhënat personale, duke i kthyer ata në vegla qorre të sistemit. Partia Socialiste dhe Edi Rama po përdorin këtë mekanizëm për presion, për indimidim dhe shantazh ndaj çdo qytetari, veçanërisht atyre që janë pjesë e administratës, ndaj të cilëve ushtrohet presion më i madh, duke i kërcënuar me vendin e punës, me bukën e gojës.
Le të shpresojmë se ky është akti i fundit antikushtetues që Edi Rama aplikon në funksion të mbajtjes përdhunshëm të pushtetit. Përdorimi i mjeteve të tilla për të arritur qëllimet politike, krijon një klimë paniku dhe pasigurie. Në një mënyrë apo në një tjetër, Edi Rama po vepron siç vepruan etërit e tij shpirtëror, që nga Hitleri, Duçja, deri te Enver Hoxha, etj.. Asnjëri prej tyre, përfshi dhe vetë Ramën, nuk do të mund të bënin që çmenduri e tyre paranojave, të gjente një zbatueshmëri pa përdorur mjete të tilla.
Nuk është aspak komod,e që cenimi i privatësisë suaj të kalojë caqet, derisa të bëhet një produkt abuzimi. Kontrolli, survejimi, mbikëqyrja, patronazhimi, janë mënyra më arbitrare e cenimit të lirisë së individit. Kur dikush vihet në dijeni se çdo e dhënë e tij gjenerale disponohet nga dikush tjetër, për më tepër nga një strukturë shtetërore, që atë ditë ai nuk mund të rehatohet më në komoditetin e privatësisë. Ai pret që nga momenti në moment, shteti të jetë te porta.
Duke i patur për përdorim këto të dhëna, shteti, policia, dhe gjithë struktura e sundimit, ia lejojnë vetes të diktojnë jetën e çdo individi, të kontrollojnë dhe të imponojnë veprimet dhe mendimet e tij, vullnetin politik gjithashtu.
Nga kjo maskaradë turpi, nga kjo fars politike, nga ky implikim kriminal i shtetit, qytetarët shqiptarë do ta kenë më të lehtë për të mësuar se çfarë është në gjendje të bëjë shteti për të sunduar, se çfarë monstruoziteti idesh dhe mendimesh arrijnë të implementohen në funksion të një qëllimi, të padrejtë, jokushtetues, joligjor, por makiavelist.
Dekonspirimi i këtij sistemi, ka bërë të mundur dobësimin e valës goditëse të diktatit politik të Rilindjes, por ama i dëshmon edhe më skeptikut se gjithçka është e mundur për qëllime pushteti. Patronazhistët janë ato hafijet të Sigurimit famëkeq të Shtetit, të cilëve thjeshtë u ruheshe, por pa mundur të jesh i mbrojtur nga çdo e papritur që mund të ngjiste.
Falimentimi i demokracisë përmes mjeteve të diktatit politik është një përvojë ogurzezë, me të cilën shqiptarët do të ndeshën këtë 25 prill. Do të kacafyten ata që kanë lindur luftëtarë dhe do të nënshtrohen ata që kanë pranuar të jenë hyzmeqarë të një doktrine kriminale që ashtu siç i’a lejon vetes të të grabisë gjeneralitetet, ashtu do t’ia lejojë edhe çdo veprimi, qoftë ky në kundërshtim me çdo parim dhe normë, me çdo ligj dhe kanun, me çdo moral dhe të drejtë.
Pas këtij precedenti të rrezikshëm, pas konsumimit të këtij akti kriminal të shtetit ndaj qytetarëve, votuesit do t’i drejtohen kutive të votimit të 25 prillit, jo dhe aq për të shprehur vullnetin ndaj një alternative të besueshme se sa për të refuzuar ose pranuar riinstalimin e diktaturës në Shqipëri. 30 vite më pas shqiptarët kanë në dorë fatin e tyre, fatin e Shqipërisë, fatin e të ardhmes, asaj që ëndërrojnë dhe aspirojnë. Nuk është më në sfidë zgjedhore bindje politike por dinjiteti moral, e drejta dhe integriteti. Përballë nuk janë dy forca rivaliteti politik, dy alternativa, dy opsione progresi, por e mira dhe e keqja. Se cilen vendos të zgjedhësh, do të jesh i përgatitur edhe ta pranosh. Ne meritojmë atë që lanë amanet të parët, ata që i bënë qëndresë çdo zezone dhe u sakrifikuan në themelet e asaj krenarie, të cilën sot duhet ta mbrojmë, me faqe të bardhë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

22 Tetor 2026, 23:37
Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

22 Tetor 2026, 09:23
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram
Para 11 minutash

Ingrit Gjoni zbulon të vërtetën për raportin me Çiljeta Xhilagën: Ja pse nuk e ndjek në Instagram

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?
Para 45 minutash

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës
Para 54 minutash

Korçë, dyshohet se dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 1 ore

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 12 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 13 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 12 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 15 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.