Artan Lame tregon dashurinë për xhaketat ushtarake: I blej lirë, më japin pushtet! Rama mbase më ka zili

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ka shkuar në emision me xhaketë ushtarake. I ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, Lame tregoi për pasionin e tij lidhur me xhaketat dhe armët ushtarake, duke shpjeguar edhe zanafillën e saj.

Ndër të tjera, ai ka treguar edhe sesi pas largimit të qeverisë së Fatos Nanos në vitin 2005, kishte larguar të gjitha armët nga shtëpia nga frika se mund të prangosej nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Pjese nga biseda:

Arjan Çurri: Ngjan si kineze, si ata ushtarët e Kim Jong-un

Arjan Çani: Ngeli pa replikë?

Artan Lame: Ditën që do më gjesh mua pa replikë… Po u futa në këtë temë nuk pushoj më. Ka qënë pengu im në jetë. Doja të shkoja në shkollë ushtarake, por babai më tha ‘ore budalla’ është ushtria e Enver Hoxhës kjo, jo e Napoeleonit.

Është xhaketë ushtarake model 71, italiane, viti ’74. Europa funksionon kështu; uniformat kur dalin nga përdorimi, i nxjerrin në shitje masive, unë zgjedh dhe i blej, janë shumë të lira. Sot luhet me ngjyrat, lindorët tentojnë më shumë drejt kakisë, ndërsa perëndimorët shkojnë drejt të gjelbrën e thellë. Është dashuri e madhe.

Arjan Çurri: Janë dashuri të huaja dhe jo tonat!

Arjan Çani: Edi Rama kur shikon që t’i je i vetmi që vishesh me gjëra të vjetra, nuk bëhet xheloz? Se ai e kuron shumë look-un e tij

Artan Lame: Normale që të bëhet xheloz për ndonjë, se gjysma e shqiptarëve bëhen xheloz për stilin e tij. Unë nuk i prodhoj. Është xhaketë ushtarake. Më pëlqejnë shumë mirë. Ndjehem këndshëm, në pushtet. Ti nuk ke qënë në shtëpinë time, është një dhomë e mbushur me uniforma.

Arjan Çurri: Armatime?

Artan Lame: Po e hapa si histori… kur u ndërrua qeveria në 2005, Nano dorëzoi qeverisjen. Berisha filloi me arrestimet, dhe mendova se do më gjenin armët në shtëpi. Erdha për tërë natën me ca shokë se isha në plazh. I nxorra nga shtëpia dhe i shpërndava në shokë e miq. Dhe mbajta vetëm armët me vrimë. Armatosa gjithë shoqërinë domethënë.

SHKARKO APP