Artistë! Nuk fshiheni dot pas gishtit
Nga:
Për të gjithë ata artistë dhe kushdo tjetër (fjala intelktualë duhet të ndalohet me ligj në Shqipëri se janë të tredhur) që ishin pro shëmbjes Teatrit dhe ndërtimit të një Teatri të ri dhe në të drejtën e tyre mendojnë se duhet prishur . . .
Po një fjalë për dhunën e pa arsyeshme dhe panevojshme ndaj gazetarëve dhe artistëve për shëmbjen e Teatrit, në mes të natës si cubat, për aferat korruptive që jane dukshëm, ku 80% e tokës publike i kalon privatit, për shkeljen flagrante të ligjeve të shtetit me këto objekte, për mafien e ndërtimit që ka shkatërruar Tiranën, nuk gjetën dot një fjalë të tregonin veten, njerëz të mendimit lirë?!!
Këtu j’u del inkoshienti i korruptimit tuaj moral dhe mendor me pushtetet!
Kjo është historia e shumicës së shumicës së artistëve, shkrimtarëve, piktorëve dhe lakejve të sherbimit të pushteteve me në krye idhullin tuaj Isamil, si modeli më i keq i qytetarit të lirë.
Nuk fshiheni dot pas gishtit në pakurajon dhe servilizmin ndaj pushteteve. Artisti sëpari duhet të jetë shpirt i lirë. Këtë na ka mësuar historia e artit botëror dhe vlerave që ka ky art dhe ndryshimin që i kanë dhëne botës me shëmbujt e tyre.
Ata që janë sjellë si bishta pushtetesh nuk mund të jenë kurrë avangardë dhe model i qytetarit të lirë.