Artisti shqiptar i rekordeve Guinness
Saimir Strati është një artist nga Shqipëria, i cili njihet për punën e tij me teknika të ndryshme të mozaikëve.
Ai nisi karrierën e tij, duke u angazhuar në restaurimin e disa mozaikëve dhe lokacioneve arkeologjike në Shqipëri.
Me punimet e tij, ai ka hyrë nëntë herë në Librin e Rekordeve Guinness, dhe tani po synon ta thyejë rekordin e dhjetë, me anë të punimit të një mozaiku të Nënës Terezë, të cilin është duke e realizuar në Muzeun e Kosovës.
Më poshtë sjellim fotografitë e disa mozaikëve, me anë të të cilëve Strati ka hyrë në Librin e Rekoredeve Guinness./REL/