FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Askush nuk e blen vilën e Ronaldon

Cristiano Ronaldo është një ndër sportistët me më së shumti fitime në botë. Portugezi ka vendosur që ta shtoj pasurinë duke shitur vilën që e ka në qytetin e Mançesterit të Anglisë.

Ai këtë ”fole” e kishte blerë gjatë kohës sa ishte lojtar i skuadrës së Manchester United, pra në vitin 2006. Kjo pronë ka katër dhoma gjumi, një pishinë, një vaskë me hidromasazh, palestër, kinema dhe sallë lojërash.

Në disa raste ai ka publikuar në rrjetet sociale edhe fotografi prej saj ku ndodhej me të fejuarën Georgina dhe fëmijët. Kjo nuk është hera e parë që mundohet të shesë vilën pasi në disa raste ka dështuar gjersa në fund e kishte dhënë me qira 7500 euro në muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?